Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot tek Liqeni Artificial, ku një vajzë e re ka tentuar të vetëmbytet. Fatmirësisht kanë qenë policia Bashkiake që i ka ardhur në ndihmë. Vajza ishte futur në thellësi 5-6 metra në thellësi, ndërkohe nuk dihet ende ideniteti i saj. Efektivët e Policisë Bashkiake tentuan ta qetësonin dhe ta bindin të dilte nga uji. Një prej efektivëve u fut brenda në ujë duke e nxjerrë nga liqeni. Policia Bashkiake njoftoi Policinë e Shtetit për të zbardhur arsyet e kësaj tentative.