Një shtetas 64- vjeçar dyshohet se është ekzekutuar me një armë me silenciator në zonën e ish- Bllokut në Tiranë. Ai shtë gjetur i rrezuar në trotuar dhe menjëherë është njoftuar edhe policia.
Burrit i janë gjetur shenja lëndimi në trup, ç’ka bën të mendohet se mund të bëhet fjalë për krimin e radhës, në zonën e Tiranës, ku vrasjet janë të shpeshta. Në trupin e viktimës është dalluar një shenjë, që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga qitja e një arme zjarri. Burime policore bënë me dije se bëhet fjalë për Memli Begalla, 64 vjec.
Policia po verifikon një makinë tip BMW që është parë pranë vend-ngjarjes. Dyshohet se personi është qëlluar sapo ka dalë nga vetura e tij dhe autorët janë larguar me një BMW të zezë. Nga policia konfirmohet se janë shoqëruar 5 persona.