Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër vunë në pranga shtetasin K. Gj. (K)., 29 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. V., 51 vjeç, pasi mëngjesin e djeshëm, te kryqëzimi i Serreqit, automjeti që drejtonte 51-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi B. C., 54 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar lehtë një shtetas 41 vjeç, pasagjer në automjetin që drejtonte 54-vjeçari.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Mëngjesin e sotëm, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin A. S., 53 vjeç, ka përplasur motorin elektrik me drejtuese shtetasen E. B., 58 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja E. B.. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.