Sherbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në dalje të vendit, ndaluan shtetasin Sh. Xh., 64 vjeç, banues në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Veprimet e mëtejshme procedurale me këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Durrës.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin B. M., 23 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan shtetasin E. S., 38 vjeç, banues në fshatin Lumzi, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Gj., 62 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në banesën e tij.