Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, për identifikimin e autorit të vjedhjes së automjetit tip “Golf 4”, pasditen e djeshme, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi:
Gledis T., 38 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pasditen e djeshme, ka vjedhur një automjet tip “Golf 4” dhe një çantë me sende personale në një automjet tjetër.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se 38-vjeçari nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Automjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, u sekuestrua çanta me sendet personale të drejtuesit të automjetit tjetër, e cila u gjet gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Gledis T.