Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, ndaluan për veprat penale “Shkatërrim i pronës me mjete të tjera” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit:
Xh. B., 36 vjeç ; F. B., 47 vjeç të dy banues në Shkodër, si dhe shtetasin Sh.B., 44 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi në Shirokë kanë dëmtuar pronën shtetërore, duke kryer gërmime pa leje nga organet kompetente.
Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit S. B., 44 vjeç, banues në lagjen Shirokë, Bashkia Shkodër, pasi ka kryer gërmime dhe hedhje inertesh në Shirokë pranë lokalit në pronësi të tij, duke cënuar pronën shtetërore.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.