Nga strukturat e D. V. P. Shkoder më datë 10.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim policor:
Lulash Bregu, 45 vjeç, banues në lagjen Vasil Shanto, Shkodër,
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.04.2018, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkjetueses, M. L. 38 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Dhuna në familje” e “Dëmtime të tjera me dashje”.
Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau Dejës u be ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
Aleks Pashk Nikolli, 35 vjeç, banues në lagjen Guerile,Shkodër, pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim Nr.170, datë 01.11.2017, e ka dënuar me 4 muaj e 21 ditë,burg për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”.