Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kapën dhe ndaluan shtetasin G. B., 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 16.04.2023, ka vjedhur mallra të ndryshme ushqimore, në një market.
Strukturat hetimore referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Rrethi i Hotit”, Shkodër, duke transportuar me kamion, 5 m3 dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme.
Gjithashtu, këto struktura referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 48 vjeç, banues në fshatin Pulaj Plazh, Velipojë, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse.