Drejtoria Vendore e Policise se Shtetit njofton: Më datë 17.08.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve policore, në fshatin Plan, në vendin e quajtur “Mulliri i Shehut” poshtë qafës “Boshit të Madh, Njësia Administrative Pult, Shkodër, pronë publike, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan gjithsejt 56 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Për këtë rast u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
D. K. 41 vjeç, banues në fshatin Golem, Njësia Administrative Rrethina Shkodër,
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /ShkodraWeb/