Më datë 19.04.2018, në orën 21:50, në fshatin Drisht, Postribë, Shkodër ka ndodhur një konflikt, mes shtetasve J. Sh. dhe djalit të xhaxhait të tij Sh. Sh. Nga hetimet paraprake rezulton se për motive të dobëta, shtetasi J. Sh. ka qëlluar nga ballkoni i banesës së tij me armë gjahu Çifte, në ajër për ta trembur.
Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Arma e gjahut të cilën e kishte me leje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Policia ka bërë shoqërimin e të dy palëve për sqarimin e rrethanave të konfiktit.