Më datë 18.06.2018, në ora 15:30, jemi njoftuar se në lagjen Salo Halili, Shkodër, në servisin e tij për automjete, është gjetur i vdekur shtetasi M. K. (Mehdi Kavaja) 60 vjeç, banues lagje “Salo Halili”, Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se viktima ka një vrimë në kokë, por pritet akti i plotë i ekspertizës mjeko – ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit.
Në vendngjarje po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes nëse kemi të bëjmë me vrasje apo ngjarje aksidentale. /Njoftim i Policisë së Shkodrës/