Sipas komunikatës së Drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër, nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hétimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 25.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dýshuar, shtetasit E. D., 35 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.
Ky shtetas gjatë një kónflìkti të çastit, ka qèllúar me ármè zjárri duke i plágòsúr në këmbë, shtetasit E. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe N. M., 24 vjeç, banues në Shkodër, të cilët pas mjèkímit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër janë larguar për në banesë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.