Me date 27.08.2018 ora 19.15 jemi njoftuar nga urgjenca Spitalit Rajonal Shkodër se ka ardhur një person i goditur me mjet prerës (thikë) dhe pas pak minutave ka ndërruar jetë, ku nga verifikimet e bëra viktima është shtetasi Prendush Fushaj, 54 vjeç.
Forca të shumta policie jane vënë në lëvizje ku nga veprimet e para hetimore mesohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” për motive të dobëta, si dhe është identifikuar dhe po punohet për kapjen si autor të dyshuar shtetasi Alfred Pëllumbi, 30 vjeç.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
MUND TË LEXONI EDHE: DETAJE/ Si nisi konflikti që i mori jetën 54- vjeçarit në Shkodër, vrasësi i dyshuar ishte kthyer nga Gjermania disa kohë më parë