Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 35 vjeç, banues në Malësi te Madhe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin austriak P. B., 59 vjeç, pasi në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër arrestuan shtetasin kosovar Q. M., 32 vjeç, banues në Prizren, pasi, në PKK Muriqan, në dalje, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike Cannabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.