Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z. 41 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë, pasi në banesë ka ushtruar dh.unë fizike, si dhe ka kanosur me mjet pre.rës (th.ikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. Z., 38 vjeçe.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua th.ika me të cilën ka kanosur bashkëshorten.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “D,huna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e ar,mëve të ftohta”.