Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, është konstatuar një tjetër rast në këtë fushë, për të cilin specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku ka filluar procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
37-vjeçari është kapur në fshatin Meselim, duke transportuar me kamion, 10 m3 dru për zjarr, të prera në mënyrë të kundërligjshme. Sasia e druve dhe kamioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku ka filluar procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për një 16-vjeçar, pasi në rrugën “Myselim – Drisht”, Shkodër, u kap duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.