Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. C., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi në dyqanin në pronësi të tij, në rrugën “Nuri Bushati”, u sekuestruan 6 celularë të cilët u gjetën pa faturë blerjeje. Gjithashtu, në dyqanin e 45-vjeçarit u gjetën 3 shtetas të paregjistruar në organet kompetente, si punonjës të këtij subjekti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 60 vjeç, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Rrugëve Rurale, Emergjencave Civile, Ujitjes dhe Kullimit, bashkia Malësi e Madhe, pasi ka kallëzuar shtetasi E. R., 64 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Emergjencave Civile, bashkia Malësi e Madhe, se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me 60-vjeçarin, ky i fundit e ka goditur me grusht. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori ku ka filluar procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. M., L. K., M. D., P. H., E. M., A. P. dhe për një 16-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar motomjetin përkatës, pa leje drejtimi.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.