Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 42 vjeç, banues në fshatin Cas, Shkodër, pasi është kapur duke drejtuar një mjet (traktor), i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur jashtë Shqipërisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një ndërtesë të pabanuar, që ky shtetas e kishte përshtatur për përpunimin e duhanit, pa licencën përkatëse, u gjetën 400 kg duhan, të cilat u sekuestruan bashkë me makineritë për përpunimin e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Gj., 17 vjeç, pasi u kap në lagjen’’Vasil Shanto’’, duke drejtuar motoçikletën, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
Gj. K., 61 vjeç, banues në fshatin Theth, Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse, në banesën e tij;
N. G., 51 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar shtetasi B. P., 55 vjeç, se 51-vjeçari e ka kanosur, për motive të dobëta.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. D., 60 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka vazhduar ndërtimin një objekti (pishinë), në fshatin Theth, pa lejen përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. L., 54 vjeç, banues në Pukë, pasi ka kryer punime ndërtimi, në pronën e tij (magazinë), pa lejen përkatëse.