Një trup i pajetë u gjet në Shkodër ditën e enjte (19 tetor) në një kanal. Fillimisht nga policia u raportua se ishte vdekje natyrale, por nga kqyrja e kufomës rezultoi se shtetasi Musa Bajraktari është vrarë nga fqinji i tij i cili e goditur me sëpatë. Bëhet me dije se autori i dyshuar, i identifikuar nga policia me inicialet Xh.Z., është arrestuar nga policia vendore e Shkodrës.
Shkaku i vrasjes mendohet të jetë për motive të dobeta. Policia po heton për zbardhjen e plote te ngjarjes.
“Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.”, thuhet në njoftimin e policisë dje. /BalkabWeb/