Në vijim të informacioneve paraprake të dhëna dje, për 2 aksidente në akset rrugore “Shkodër-Koplik” dhe “Shkodër-Hoti i Ri”, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor:
-vunë në pranga shtetasin L. Rr., 48 vjeç, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti që drejtonte ky shtetas, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin Z. R.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 61 vjeç, sepse motomjeti që drejtonte ky shtetas, për shkak të humbjes së kontrollit, është përplasur me një automjet të parkuar.
Të tre të dëmtuarit nga 2 aksidentet, janë jashtë rrezikut për jetën.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-arrestuan shtetasin E. J., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në lokalin e tij;
-shpallën në kërkim shtetasen V. G., 58 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në lokalin e saj.
-shpallën në kërkim shtetasin A. P., 36 vjeç, banues në fshatin Mushan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.