Efektivë të Policisë në DVP Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur zbardhjen në kohë rekord të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e datës 19 janar, në qytetin e Krujës, ku dy persona, nën kërcënimin e ar.mës së zjarrit, i morën xhiron ditore prej 20000 lekësh kamarierit të një lokali, në qytetin e Krujës.
Bazuar në prova të grumbulluara, shërbimet e Komisariat të Policisë Krujë, organziuan dhe finalizuan aksionin policor të koduar “Cudhi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe prangosja në flagrancë i shtetasit:
A. K., 24 vjeç, banues në fshatin Kroj Madh të Njësisë Administrative Cudhi, Krujë.
Si dhe u shpall në kërkim policor bashkëautori tjetër i ngjarjes, për të cilin nuk i bëjmë me dije të dhënat për arsye hetimore.
Gjatë aksionit, në momentin që shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën për të ushtruar kontroll, shtetasi A. K. ka dalë nga banesa me dy pistoleta në brez, por është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e policisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy ar.mët e zjarrit pistoleta me dy krehra me fishekë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me d.hunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e ar.mëve dhe municionit luftarak”.