Një ditë pasi në aeroportin e Rinasit u gjendën 3 pako me pjesë përbërëse të armëve automatike të tipit Kallashnikov, policia ka bërë të mundur që të identifikojë personin përgjegjës që dorëzoi pakot. Dërgesa do të nisej nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas, destinacioni final do të ishte Anglia.
Autoritetet nuk kanë bërë publik emrin për arsye hetimore, por deklarojnë se identifikimi është bërë falë bashkëpunimit me autoritetet britanike. Policia sqaron se brenda pak orëve do të bëhet i ditur emri i trafikantit dhe i gjithë operacioni i autoriteteve/Gazeta Express