Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë kapur me 32 kg kokainë. Shqiptarët e kishin fshehur lëndën narkotike në një kuti në makinë, ndërsa u kapën pas një hetimi të gjatë policor. Dy të arrestuarit trafikonin kokainë në një turmë të pazakontë njerëzish në Romë, teksa e fshihnin atë në bagazhin e mjetit.
Në pranga kanë rënë shtetasit M. A., 50 vjeç, dhe V. A., 36 vjeç, të cilët e kishin futur kokainë në 27 shishe me celofan, për të garantuar kështu qëndrueshmërinë ndaj ujit. Agjentët kanë kontrolluar makinën e tyre të pajisur me një kazan të fshehtë, ku mbahej kokaina, e cila ishte e padukshme për sytë.
Menjëherë, policët zbarkuan dhe në shtëpinë e shqiptarëve, ku gjetën dhe konfiskuan rreth 40 mijë euro dhe një armë të vogël të vjedhur në Romë, dy vite më parë.
Ndërkohë, nëse droga do të dilte në treg, do kapte vlerën e miliona eurove. Policia e vendit fqinj e cilësoi këtë një ndër konfiskimet më të rëndësishme të kokainës të kryer në Romë, që tregon përfshirjen e një organizate kriminale, ndaj të cilës vijojnë hetimet.