Një shtetas 54- vjeçar ka mbetur i dëmtuar në një aksident që ka ndodhur në Prrenjas mbrëmjen sotme. I lënduar ka mbetur shtetasi Andrea Vreto, banues në Prrenjas, i cili është dërguar në spital dhe sipas policisë, është jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht u raportua se 54- vjeçari kishte ndërruar jetë. Ai është përplasur nga një automjet që drejtohej nga Haxhi Çollaku, i identifikuar si kryetar i degës së PS në Prrenjas dhe ish- kryetar komune në Rrajcë.
Dyshohet se i dëmtuari ishte në gjendje të dehur, por grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd , një mjet ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një këmbesor, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit shtetasi H.Ç, u shoqërua në Komisaritain e Policisë Librazhd, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.