Policia e Podgoricës ka gjetur mbrëmjen e të shutnës 57 kilogramë lëndë bimore e gjelbër që dyshohet se është droga marihuana, njoftoi Drejtoria e Policisë.
Në njoftim thuhet se në pjesën bregdetare të Liqenit të Shkodrës, në bregun e kanalit të lumit Moraça, janë gjetur dy qese më të mëdha dhe një më e vogël me 54 pako PVC që dyshohet se ka pasur marihuanë.
“Për ngjarjen është njoftuar prokurori pranë Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë dhe në vendngjarje është kryer hetimi. Pjesëtarët e Policisë së Podgoricës po ndërmarrin masa dhe veprime intensive për identifikimin dhe gjetjen e personit që mund të jetë i lidhur tek materiali i gjetur”, thuhet në deklaratë. /Vijesti.me/