Kreu i PD Lulzim Basha gjobitet me 50 milion lek nga Policia. Kjo gjobë vjen pas shkeljes flagrante të masave anti Covid kryedemokrati, dje në Kavajë.
Qindra simpatizantë u mblodhën në mes të qytetit për të pritur kreun e PD, ndërsa vetë Basha u ngjit mbi mjetin e tij tip Range Rover dhe i falenderoi.
Ndërkohë, më herët po.licia ka proceduar 24 persona për organizim të tubimit të paligjshëm dhe bllokim të lëvizjes së mjeteve, mes tyre dhe ish kryebashkiaku i djathtë i Kavajës Isa Sakja, si organizator i tubimit
Kujtojmë se ditën e djeshme, kreu i PD, Lulzim Basha u prit nga qindra persona në qendër të Kavajës. Shumica prej tyre nuk mbanin maska dhe as nuk respektonin distancën, duke mos respektuar rregullat që janë vendosur për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.