Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, Shkodër, në bashkëpunim me Strukturat e DVP Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirorganizuar bënë të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë krìmínále, e cila mund të përfundonte në vrásjé.
Në kuadër të operacionit u kap dhe u arréstuà në flágràncë shtetasi: L. L., 32 vjeç, banues në fshatin Stare. Ky shtetas rreth orës 01.00, të mëngjesit të sotëm, në fshatin Rapsh, Njësia Administrative Kastrat, është kónflìktuar për motive të dobëta me shtetasin K. F., 30 vjeç, banues në fshatin Rapshë.
Pas kónflìktit të ndodhur, shtetasi L. L., rreth orës 09.00, pasi ka marrë një àrmë zjarri pìstóletë ka shkuar sërish në fshatin Rapshë dhe kishte zënë pritë për të qëllúàr ndaj shtetasit K. F.
Falë informacionit të marrë nga ana e polcisë, u ndërtua puna dhe si rezultat i ndërhyrjes në kohë e me profesionalizëm është bërë kapja dhe prángósja e 32-vjecarit, i cili qëndronte në pritë për të qëllúàr mbi shtetasin K. F.
Në momentin e kapjes shtetasit L. L., i është gjetur dhe sékùestruar edhe àrmá e zjarrit pistólètë me një krehër me fìshekë luftarak. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë.