Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I. Z., 41 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi shtetasi N. S., banues në Shkodër, ka kallëzuar se 41-vjeçarja ka pushtuar një sipërfaqe toke që është pronë e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 62 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në banesën e tij.
Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe ka kallëzuar shtetasi R. K., 35 vjeç, banues në fshatin Bajzë, se më datë 16.02.2024, në karburantin ku ai punon, në fshatin Bajzë, një shtetas i paidentifikuar ka furnizuar automjetin e tij, me karburant, dhe është larguar pa kryer pagesën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e këtij shtetasi.