Në zbatimit të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me ar.m.ë zjarri, goditjen e trafiqeve të paligjshme, bllokimin e automjeteve të vjedhura apo të blinduara pa dokumentacion përkatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Kurbinit, kanë shtuar kontrollet në gjithë territorin e qarkut.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me ar.m.ë zjarri me vete kanë organizuar dhe finalizuar aksionin policor të koduar “Shënkolli”.
Në kuadër të operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit” kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Benz ” që drejtohej nga shtetasi V. V.
Gjatë kontrollit të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një ar.m.ë zjarri pistoletë, me krehër me 16 fishekë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Kr.i.meve në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. V., 55 vjeç, banues në Kurbin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Ar.m.ëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.