Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kr.iminale në fushën e na.rkotikëve, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Na.rkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin Lezhë, mbi bazën e informacioneve të marra se dy vëllezër shpërndanin lëndë na.rkotike në doza të vogla, kanë ushtruar kontroll ndaj tyrë në lagjen “Besëlidhja” Lezhë.
Si rezultat i kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë e dyshuar na.rkotike can.nabis sa.tiva, e ndarë në 37 doza të vogla, gati për shitje si dhe një sasi lekësh të përfituara nga shitja e lëndës na.rkotike.
Në vijim të veprimeve Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K.Gj., 20 vjeç dhe E.Gj., 22 vjeç, banues në Lezhë
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e na.rkotikëve”.