Policia e Librazhdit ka vënë në pranga kryetarin e Partisë Socialiste të Prrenjasit Haxhi Çollakun, pasi mbrëmë ka përplasur me makinë një kalimtar. Çollaku ishte duke drejtuar mjetin në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, teksa ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin me inicialet A.V., 54 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore te Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: H.Çollaku 43 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas. Arrestimi i tij u bë pasi, duke drejtuar mjetin në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.V., 54 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, ngjarja në fjalë u bë publike edhe në faqen zyrtare të ‘Facebook’ të ish-kryeministrit Sali Berisha. Qytetari dixhital i shkruante Berishës se kalimtari kishte ndërruar jetë, ndërkohë që policia bën me dije se 54-vjecari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa akuzonte Çollakun se ia kishte hedhur fajin viktimës.
“Po te shtypen drejtuesit e organizates kriminale Rilindja ne pushtet, fajin e ke vet! Kryetari i Partise kanabiste te Prenjasit, Haxhi Çollaku shtyp per vdekje qytetarin. Narkopolicia dhe partia deklarojne: Fajin e ka viktima!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pshd doktor krytari partise socalishte prrenjas ka vrare me makine ai eshte haxhi collaku tani ja lene vajte viktime cfare behte keshtu oo doktore zoti te rruajte. Eshte per kandidate per kryatre bashkia bene fushate per vete. Jooo para pak min ka pere akisdenti ky tip ku polica edhe media edi ja vene fajte viktimes para pak min ka pere akisdenti ky tip ku polica edhe media edi ja vene fajte viktimes.”, shkruan Berisha.