Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik! Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit…
Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet,duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij më të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca,ligësia,dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor..
Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë! /Postuar nga kryeministri Edi Rama në rrjete sociale/