Projekt ligji që propozon Rilindja për kuotat e Shkollës së Magjistraturës, megjithë propozimet e bëra nga ato që kanë mbetur ende në delegacionin e BE dhe ambasadën e SHBA, është ANTI-REFORMË dhe legalizim i KORRUPSIONIT!
Është anti-reformë sepse:
1. Sipas ligjeve të reja kuotat e magistratëve që duhet të shkollohen i përcakton KLGJ dhe KLP. Në kundërshtim me këto ligje, Rilindja propozon që kuotat i caktojë Parlamenti.
2. Miratimi i kuotave nga Parlamenti, do të thotë legalizim i mos krijimit të KLGJ dhe KLP. Të dyja këto organe janë motori i zbatimit të reformës. Pra nuk është vetting-u, as Shkolla Magjistraturës. Jo!
Është krijimi i KLGJ dhe KLP. Nëse detyrat e tyre do ti kryejë Kuvendi, tamam si me ligjin e prishjes së Teatrit, atëhere nuk ato krijohen. Të paktën tani shpejt!
3. Me këtë projekt-ligj Rilindja kërkon të hedhë hi syve opinionit. Shitja që i bën këtij projekti si “zgjidhje e vakumit në drejtësi”, është mashtrim!
Ky projekt nuk zgjidh fillimin e funksionimit te gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.
Ky ligj nuk zgjidh as krijimin e SPAK e as të Byrosë së Hetimit. As çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm e as të Inspektorit të Përgjithshëm.
Asnjërën nga këto!
Pra është mashtrim!
Projekti është legalizim i KORRUPSIONIT që Rilindja ka përgatitur me pranimet e reja në këtë Shkollë.
Për turp e faqe të zezë, Rilindja ofron kuota pranimesh në Shkollën e Magistraturës për cilindo deputet apo parti opozitare që voton projekt ligjin!!!!!
E thënë më thjesht: nga numri i propozuar në ligj si pranime të reja në këtë shkollë, ju jepet mundësia deputetëve që votojnë ligjin të fusin emrat e tyre.
Ky është kulmi i KORRUPSIONIT!
I nivelit të lartë dhe me mbështjetje ambasadash madje.
Se si kanë fytyrë e turinj që akoma flasin për reformë; për drejtësi; për konkurse e për pavarësi këta, nuk e di!
E kuptoj që ka ende shumë njerëz që janë skeptikë për Opozitën, mbase me të drejtë, por qëndresa e saj kundër kesaj poshtërsie meriton respekt dhe vlerësim.
Veçanërisht meriton respekt qëndresa ndaj përpjekjeve të Rilindjes për të përçarë opozitën me oferta korruptive.
Ky është në fakt edhe qëllimi i vërtetë i Rilindjes! Përçarja e opozitës, mundësisht me ndonjë pazar në mes!
Poshtërsi… /Nga Ylli MANJANI, ish- ministër i Drejtësisë/