Dje nuk ka mundur dot te jete i pranishem ne stervitjen e ekipit te Vllaznise per t’u komunikuar atyre ndryshimet ne stafin teknik, ngaqe ndodhej ne kryeqytet per shkak te punimeve te Asamblese se FSHF-se, por presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi sot ka nxituar per te takuar futbollistet dhe trajneret.
E ka bere kete gje fillimisht ne dhomat e zhveshjes teksa ka biseduar me ta per disa minuta duke u kerkuar angazhim maksimal per pjesen e mbetur te sezonit.
Me pas, numri 1 i klubit shkodran ka udhetuar drejt fushes sportive “Reshit Rusi” dhe e ka ndjekur nga afer seancen stervitore te ekipit qe nga fillimi e deri ne fund.
Fakti qe po afrohet fundi i sezonit e ben garen edhe me te veshtire dhe sigurisht qe Vllaznia ka nevoje per ta patur me afer presidentin Xhaferi dhe ai po e ben kete gje.
Vllaznia do te luaje te shtunen ne Rrogozhine ndaj Egnatias dhe numri 1 i klubit ka besim se, pavaresisht problemeve me mungesat e lojtareve, Vllaznia do ia dale te marre pike.