Vllaznia do të luajë të dielën një ndeshje mjaft të rëndësishme kundër Laçit. Kurbinasit në shtëpinë e vet janë një “kockë” e fortë dhe kësisoj e për shkodranët pritet të jetë e vështirë.
Thomas Brdariç ka punuar për gjatë gjithë javës me ekipin duke i dhënë ngarkesën maksimale. Trajneri gjerman ka shkundur lojtarët para këtij takimi duke i kërkuar të japin më të mirën.
Madje do të ketë ndryshime edhe në formacionin titullar. Gjasat janë që Heriç dhe Gjurgjeviç ta nisin ndeshjen nga stoli. Ndërsa nga minuta e parë rikthehen nga minuta e parë titullarë Diagne, Da Silva dhe Aralica.
Përballja Laçi – Vllaznia është programuar të zhvillohet të dielën në orën 13:45 në stadiumin e kurbinasve dhe shkodranet do te tentojne te marrin fitoren e trete ndaj ketij kundershtari ne kete kampionat.