Ndeshja Vllaznia- Apolonia do te luhet ne oren 14:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe sigurisht qe shkodranet presin te rikthehen tek fitorja, ndonese edhe fieraket do te tentojne te marrin pike.
Federata Shqiptare e Futbollit ia ka besuar drejtimin e kesaj ndeshje nje arbitri te FIFA-s, pikerisht Juxhin Xhajes te kolegjiumit te Tiranes.
Nderkohe dy asistentet e tij do te jene Astrit Mahmuti i kolegjiumit te Elbasanit Maringlen Llukmani nga Vlora, ndersa arbiter i katert ne kete ndeshje do te jete Blerim Ziri nga Fushe- Kruja.
Vezhgues i arbitrave per kete perballje te sotme eshte caktuar Ilirjan Kristo nga Tirana ndersa delegat i Federates Shqiptare te Futbollit do te jete Lysien Nurishmi.
Kuqeblute shpresojne qe te kene nje arbitrim korrekt sepse ne takimin e kaluar ndaj Laçit paten pretendime per disa gabime te arbitrit qe ndikuan ndoshta edhe ne rezultat.