Shkruan në Facebook Majlinda Angoni, Prefekte e Qarkut Shkodër: Në një takim të frytshëm pune me Drejtorin Vendor të Policisë së Shkodrës, z. Skender Hita, diskutuam mbi masat e marra nga DVP Shkodër për sezonin turistik.
Ndërkaq, përkundër angazhimit maksimal në garantimin e sigurisë së jetës së njerëzve kërkova shtim të kapaciteteve të sigurisë për të parandaluar kriminalitetin dhe dukuritë negative të personave që ushtrojnë aktivitet kriminal, shkaktojnë incidente dhe shkelin ligjin.
Prioritare është rendi dhe siguria për pushuesit vendas dhe të huaj në zonat turistike të Qarkut Shkoder për periudhën e sezonit turistik veror, qarkullimi rrugor, zbatimi i orarit të ndalimit të muzikës për menaxhimin e zhurmave në zonat urbane dhe turistike.
Drejtori Hita, më konfirmoi detyrën e oficerëve të policisë për të qenë në gadishmëri në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik në këtë sezon turistik dhe jo vetëm.
Falenderova z. Hita, duke e përgëzuar për detyrën e re dhe njëkohësisht duke vlerësuar forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy institucioneve tona.