Në cilësinë e drejtueses së Task-Forcës vendore Anti-Covid Prefektja e Qarkut Shkodër, zj. Majlinda Angoni inspektoi markatën e tregut ‘Zdrale’, për të parë nga afër zbatimin e masave anti-Covid.
Nê ditën e dytë të fushatës ndërgjegjësuese, “Mba jMaskën”, shoqëruar nga drejtuesja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, vullnetarë të këtij institucioni, inspektorë të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Qarkun Shkodër, si dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Prefektja Angoni shpërndau maska duke i këshilluar qytetarët të mbajnë maskën në respektim të masave anti-COVID.
Në një bashkëbisedim me qytetarët, zj.Angoni apeloi për respektim të masave duke theksuar se kontributi ynë si qytetar është shumë i rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së COVID-19.