Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së Shkodër: Shumica e bizneseve janë të mbyllura ose punojnë vetëm pak orë në ditë. Arsyeja, mungesa e konsumatorëve, blerësve. Prej 8 vitesh, shkodranët kanë më pak para, më pak të ardhura për familjet e tyre.
Këtë fakt e konstaton edhe në lagjen nr. 1 të qytetit, ashtu si në lagjet e tjera por edhe në njësi administrative. Kjo situatë e rëndë mund dhe duhet të ndryshojë pas 25 prillit.
Programi i Partisë Demokratike, ofron mbështetje për bizneset familjare pasi janë shtylla e ekonomisë shqiptare dhe do të ndryshojmë mënyrën e padrejtë dhe abuzive të taksimit për bizneset e vogla.