Liridon Latifi ka munguar në seancat e fundit stërvitore te Vllaznia dhe menjëherë, u ngritën zërat për një largim të mundshëm të tij. Flitej për një kalim të Latifit në kryeqytet, duke u përfolur për një interesim të Tiranës.
Por arsyeja pse Latifi ka munguar në seancat stërvitore, është një virozë që po kalon. Si rrjedhoje e kesaj, ai prej disa ditesh ka qene me temperature dhe per kete arsye mjeket i kane rekomanduar pushim.
Latifi ka pasur probleme edhe me stomakun dhe e ka pasur të pamundur të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës, megjithate ai pritet te jete bashke me te ne pergatitoren e Austrise.
Gjithashtu, me probleme janë dhe tre lojtarët e tjerë, Kaina Nunes, Ardit Hoxhaj dhe Fjoart Jonuzi, të cilët kanë probleme muskulore dhe një dëmtim në kavilje.