Pandemia e koronavirusit i ka dhënë një goditje të fortë gjithë botës, por njerëzimit duhet të përgatitet për kërcënime të tjera.
Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se mungesa e ujit dhe thatësira do të ndikojnë tej mase për keq në planetin tonë në të ardhmen e afërt. Dhe duket se për këtë kërcënim nuk ka një vaksinë.
“Thatësira për pak do të jetë pandemia e radhës dhe për këtë nuk ka vaksinë dhe as ilaç” tha për Reuters përfaqësuesi i OKB-së, për minimizimin e rrezikut të katastrofave natyrore (UNDRR), Mami Mizutori.
Sipas të dhënave, nga mungesa e ujit kanë vuajtur 1,5 miliardë persona në periudhën 1998-2017.
“Duhet të marrim masa urgjente që ta parandalojmë” shtoi Mizutori, sipas të cilit, vetëm këtë vit, thatësira ka shkaktuar dëme që i kalojnë 1 miliard dollarë.
Paralajmërohet se nga ndryshimet klimaterike do të ndikojnë në mungesën e ujit në rreth 130 shtete të botës. Aktualisht, pjesa perëndimore e SHBA po përballet me një krizë të tillë. /Gazeta SHQIP/