Prej disa ditësh, është vendosur për vaksinimim e studentëve dhe pedagogëve që të mund të bëhen pjesë e procesit ne rihapjen e universiteteve në vend. Në një intervisët për mediat antari i Senatit të Universitetit të Shkodër “Luigj Gurakuqi”, Arben Prendi thotë se është një vendim i qeverisë i pa konsultuar me universitetet.
“Kjo është pjesë e centralizimit, qeveria ka vendosur jo vetëm për vaksinën por për gjithçka. Universitetet janë vetëm pritës. E dyta është se vaksinimi ende nuk është rregulluar me ligj. Preken disa liri që po diskutohen sot në gjithë botën” u shpreh pedagogu Prendi.
Siç është bërë e ditur, regjistrimet në universitetin publik të Shkodrës kanë një tendencë ulje, ç’ka për anëtarin e Senatit, profesor Arben Prendi, vihet re prej vitesh si pasojë e mungesë së investimeve.
“Mendoj se një nga shkaqet për rënien e interesit për regjistrimeve në universitetet publike problematikave të krijuara nga pandemia. Nuk kishte investime nga ana e qeverisë për mësimin online. Arsimi i lartë ka marrë goditje të rëndë edhe për këto regjistrime që janë ende në proces, ndaj u bëj thirrje maturantëve të vazhdojnë të regjistrohen”, tha Prendi, Anëtar i Senatit USH.
Por ndryshe nga fakulteti i shkencave shoqërore, në degën e Infermierisë janë plotësuar të gjitha kuotat duke ofruar një tjetër tablo.
Në këtë raundin u përmbush programi i infermierisë me 100 kuota, dhe studimi për mami u përmbush, ndërsa në fizioterapi kanë mbetur 4 kuota bosh. Por ama janë 250 studente që presim të regjistrohen në këtë degë”, tha Emiljano Pjetri – Departamenti i Infermierisë USH.
Në universitetin “Luigj Gurakuqi” është përmbyllur faza e parë e regjistrimeve, ndërkohë që degët me numrin më të ulët të studentëve janë ato të mësuesisë të cilët nuk preferohen nga maturantët.