Numri 2 i PD- së Gazment Bardhi, duket se ka nisur diversionin tek mbështetësit e ish- kryeministrit Sali Berisha. Vetëm dy ditë pas protestës së 8 janarit para PD- së në TIranë, sekretari Bardhi ka nisur shpërndarjen e mesazheve. Një prej këtyre mesazheve, e ka marrë edhe Ndoc Ashta, nënkryetar i PD- së Shkodër.
Në një publikim të gjatë në Facebook, Ndoc Aashta, i rreshtuar publikisht në krah të lëvizjes së ish- kryeministrit Berisha, tregon përmbajtjen e mesazhit por edhe përgjigjen që i ka kthyer Gazment Bardhit.
PUBLIKIMI I NDOC ASHTËS
Të nderuar miq.
Sot në orët e para të mengjezit gazment bardhi me nisi një mesazh ku na kërkonte ti premtonim, se do distancohemi nga Berisha dhe mbështetësit e tij.
Përgjigje.
Unë jamë Ndoc Ashta anëtar i PD-së që në mars 1991 aktualisht N/Kryetar i Degës së PD-së Shkodër.
Kam lindur në një familje që regjimi i hoxhës na ka vrarë me gjyq e pa gjyq 11 veta gjatë viteve 1946 -1990, e disa prej tyre nuk ju dimë as varret.
Ndërsa me 8 janar 2022 dora kriminale e juaja dhe padronit tuaj basha, desh na vrau edhe 5 pjestarë të tjerë të familjes sonë në oborrin e shtëpisë tonë të dytë, selinë e PDSH-së.
Ne ishim aty të kërkonim gjënë me të legjitime: forca e votës sonë të mos kthehet në fuqinë e përjetësimit të pushtetit të ramës, që demokratët të mos përçahen, që me votën tonë të zgjedhim drejtuesit e përfaqësuesit tanë e të respektojmë vullnetin e votën e anëtarsisë, midis mijëra demokratëve të pranishëm.
Në befasi e pabesi të plotë nga dyert e dritaret e selisë së PD u versulën deputetët, kryetarët e degeve të rretheve, familjarët e miqët e tyre duke hedhur helm, gaz lotsjellës, bishta veglash e inerte të shumëllojshme mbi kokat e trupat tonë.
Këto kanë ndodhë para se terrori policor të vepronte nga marrëveshja rama- basha apo bardhi- çuçi.
Unë dua të denoncoj publikisht edhe ligjërisht, terrorin që ju që ishit brenda selisë së PD-së, ushtruat ndaj nesh, ndaj nesh që ju kemi votuar e mbështët prej vitesh.
Ju, banditët e mbyllur në seli na sulmuat, na dëmtuat shëndetin e na rrezikuat jetën dhe për këtë duhet të përgjigjeni edhe ligjërisht.
Dhuna u provokua e u zbatua kundër mijëra anëtarve të PD-së, me vullnet e organizim e parapërgatitje nga ju që ishit në selinë e PD-së, të mbështetur nga njerëz që nuk kanë as funksione as lidhje me PD.
Dëshmitar të kësaj skene kriminale, janë mijra demokratë , qytetarë e kalimtarë të zakonshëm , biznese e familjarë që jetojnë e punojnë në atë periferi , mediat të shumta , gazetar e korespondentë të pranishëm. Organet ligjzbatuese duhet të veprojnë në përmbushje të ligjit, të denojnë të gjithë ata që e filluan dhe e zbatuan terrorin vrastar me 8 janar 2022 kundër nesh e demokratëve të thjeshtë, në oborrin e shtëpisë sonë.