Shkruan në Facebook Tonin Marinaj, kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe: Nga Gruemira bujare grupet e punës dhe mbështetësit tanë janë angazhuar fuqishëm që ne së bashku të vazhdojmë punët e nisura dhe projektet e reja që kemi për komunitetin e Gruemirës.
Jam i privilegjuar dhe ndihem mirënjohës për secilin nga JU dhe premtoj se do e shpërblej me punë dhe me gadishmëri mbështetjen tuaj të pakursyer.