Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Kosovë.
Ambasada është shprehur se është mjaft e zhgënjyer nga deklarata e kreut të qeverisë shqiptare për një president të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Ambasada e ka cilësur gjuhën e përdorur nga Rama si të shkujdesur dhe të padobishme.