Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar rektorët e universiteteve publike në vend, të dalë nga zgjedhjet e fundit në institucionet e arsimit të lartë.
Ceremonia është zhvilluar në Presidencë ku rektorët e zgjedhur kanë marrë nga kreu i shtetit dekretin që zyrtarizon nisjen e mandatit katër vjeçar në drejtimin e IAL- ve.
Mes rektorëve, ishte edhe ai i Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Prof. Dr. Tonin Gjuraj. ShkodraWeb ka mësuar se rektori Gjuraj do të nisë menjëherë nga puna ditën e martë, 27 gusht 2024 rreth orës 09.00.
ShkodraWeb i uron punë të mbarë rektorit Gjuraj dhe përmbushje të platformës që prezantoi gjatë fushatës zgjedhore në universitet, e cila u mbështet nga pedagogë dhe studentë të “Luigj Gurakuqi”.