Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka zhvilluar një takim me skuadrën. Numri një i klubit ka vizituar grupin në “Skënder Halili”, ku në prani të stafit ka folur gjatë me lojtarët. Mësohet se presidenti ka premtuar një premio të madhe për këtë ndeshje.
Pra, Halili për fitoren ndaj Vllaznisë ka vënë në tavolinë një shumë që do të zbulohet pas ndeshjes. Po kështu, edhe për sfidën me Egnatian, skuadra ka marrë premio.
Me nga tre kartonë të verdhë te Tirana janë Bekaj, Iseni, Hila, dhe Najdovski, dhe nëse ndëshkohen edhe në sfidën me Vllazninë do të humbasin takimin e radhës në Superiore. Tirana është në krye të renditjes me gjashtë pikë më shumë se Partizani i vendit të dytë.