Zëvendës presidentja e SHBA, Kamala Harris ka reaguar pas tërheqjes së Joe Biden nga gara presidenciale dhe pasi ai shprehu mbështetjen e tij për të, si kandidaten e demokratëve në garë përballë Trump.
Në një deklaratë, Harris është shprehur se qëllimi i saj është të arrij të nominohet nga demokratët si kandidatja e tyre dhe të fitojë përballë Trump.
Deklarata e Harris
Jam e nderuar që kam miratimin e Presidentit dhe synimi im është të fitoj në garë dhe në këtë nominim. Gjatë vitit të kaluar, kam udhëtuar në të gjithë vendin, duke folur me amerikanët për zgjedhjen e qartë në këto zgjedhje të rëndësishme. Dhe kjo është ajo që unë do të vazhdoj të bëj në ditët dhe javët në vijim.
Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të bashkuar Partinë Demokratike dhe për të bashkuar kombin tonë, për të mposhtur Donald Trump dhe axhendën e tij ekstreme të Projektit 2025. Deri në ditën e zgjedhjeve kemi 107 ditë. Së bashku, ne do të luftojmë. Dhe së bashku do të fitojmë.