Kreu i Partisë Demokratike, Luzlim Basha, i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi, ka mbërritur këtë mesditë në Presidencë. Basha po diskuton me Presidentin Ilir Meta mbi caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.
Basha hyn në zyrën e Metës dhe përshëndeten me grusht. Ndërkohë, Presidenti e ka falënderuar Bashën për pranimin e ftesës për takim.
“Faleminderit për disponimin tuaj. Mendoj që caktimi i datës është pjesë e një procesi sa më dinjitoz”, ka thënë Meta.