Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar sot këngëtarin e njohur italian Albano Carrisi. Përmes një statusi në Facebook, Meta shprehet se Albano Carrisi me zërin dhe muzikën e tij frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri dhe demokraci. “Të dashur miq, sot takova këngëtarin e famshëm, Albano Carrisi, i cili me zërin dhe muzikën e tij frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci e shpresë. Al Bano është edhe sot një promovues i palodhur për Shqipërinë dhe shqiptarët”- ka shkruar Meta.